Futboll Sport

“MBRETI EGJIPTJAN”/ A u tall Salah me Ramosin për festimin në stilin e shqiponjës? (FOTO)

Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, arriti ta ndihmojë skuadrën e tij me një gol në fitoren me rezultat 3-0 kundër Watfordit, dhe tifozët besojnë se ai e talli Sergio Ramosin përmes mënyrën së festimit të golit.

“Mbreti egjiptian” e shënoi golin e tij të gjashtë të këtij sezoni në minutën e 67-të dhe e festoi këtë gol duke e bërë shqiponjën dykrerëshe me duar, ngjashëm me bashkëlojtarin e tij, Xherdan Shaqirin, transmeton Gazeta Express.

Shaqiri e kishte festuar ngjashëm golin që e kishte shënuar në ndeshjen e Kombëtares së Zvicrës kundër Serbisë në turneun e Kupës së Botës në Rusi.

Por, stili në të cilin Salah e festoi golin ishte i ngjashëm edhe me atë të Ramosin, dhe shumë tifozë të klubit anglez besojnë se ai ishte duke u tallur me spanjollin, pasi pretendimeve të Football Leaks se ai kishte dështuar në testin për doping para finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2017.

Salahu dhe Ramosi nuk kanë marrëdhënie të mrekullueshme mes vete, për shkak të ndërhyrjes që i kishte bërë spanjolli egjiptianin në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, ku lëndimi që kishte marrë për shkak të asaj ndërhyrje e kishte detyruar Salahun ta lë ndeshjen në gjysmë.

Related posts

TJETËR GJEST I MADH NGA TIFOZËT E AEK-ut/ Shpalosin banderolën në shqip: Lutuni për Shqipërin

F.autor

Majlinda Kelmendi në operacion, Federata e Xhudos shpjegon gjendjen e saj

Isa.Autor

MOSHA PËR TË ËSHTË THJESHT NJË NUMËR/ Ansi Agolli shkëlqen me një SUPER GOL nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment