Formula 1 Të tjera

Pirelli nxjerr jashtë loje rivalët, rinovon bashkëpunimin deri në vitin 2023

Pak orë para fillimit të garës së fundit sezonale të Formula 1, është konfirmuar se kompania italiane e gomave Pirelli do të vazhdojë të jetë furnizuesi i vetëm i skuadrave deri në vitin 2023. Marrëveshja mes Pirelli, FIA dhe Formula 1 është arritur dhe pritet të zyrtarizohet vetëm pas garës së Abu Dhabi. Shtyrja e këtij bashkëpunimi kishte disa ditë që përflitej, por tashmë është arritur edhe marrëveshja, me Pirelli-n që nxjerr “jashtë loje” markat e tjera, kryesisht atë të Hankook, që synonte një vend në Formula 1.

Për Pirelli-n nis kështu një sfidë e re drejt së ardhmes, duke qenë se bëhet fjalë për një bashkëpunim afatgjatë, që do të zgjasë deri në vitin 2023. Pilotët dhe skuadrat kanë kërkesat e tyre për sa i përket gomave, që tashmë u janë prezantuar edhe drejtuesve të Pirelli-t, për t’i bërë garat sa më spektakolare në të ardhmen.

Nga viti 2019, pritet që numri i tipit të gomave nga 7 që janë aktualisht të zbresë në 5 dhe do të identifikohen me numra dhe jo me ngjyra, siç ndodh aktualisht. Kështu, goma me nr.1 do të jetë goma më e fortë dhe me nr.5 do të jetë goma më e butë. Pikërisht në pistën e Yas Marina, më datat 27-28 nëntor, pas përfundimit të garës së fundit në Abu Dhabi, do të kryhen teste me gomat e reja për të përcaktuar edhe llojet e reja të gomave.

Related posts

Nadal: Nëse nuk dëmtohem sërish, synoj titullin në Roland Garros

Q.Autor

Valentino Rossi optimist: Franca, pistë ideale për Yamaha…

Sadik.Autor

EUROPIANI I PESHËNGRITJES/ Erkand Qerimaj fiton medalje bronzi në stilin e shkëputjes

Delo.autor

Leave a Comment