Futboll Ligue 1 Sport

ZBULOHET PRAPASKENA NGA FRANCA/ Si arriti PSG ta marr Messin, duke qenë në rregull me financat

Lionel Messi te PSG, tashmë është realitet, ndërsa edhe në aspektin financiar gjithçka është në rregull.

Kjo ka ardhur me pak kreativitet dhe fleksibilitet mes Ligue 1 dhe UEFA-s, pasi të ardhurat në klubin francez do të jenë më të mëdha dhe llogaritë do të dalin në rregull.

Sipas gazetës L’Equipe, Messi është një investim që mund t’iu shpëtojë sanksioneve të Fair-Play Financiar, të cilave ju është nënshtruar në të kaluarën.

Edhe në Ligue 1, ashtu si në La Liga ekziston rregulli i një tavani për paga, ku klubet maksimum 70 për qind të të ardhurave mund t’i shpenzojnë për paga.

Por nëse Barcelona ju nënshtrua këtij rregulli, në Francë dhjetorin e kaluar, kur ranë të ardhurat për shkak të stadiumeve të mbyllura dhe largimit të sponsorave, u aprovua një moratorium, pra një shfuqizim i këtij rregulli për disa vjet.

Për këtë arsye, klubi francez, i ka duart e lira për të menaxhuar rritjen me 40 milionë euro neto të pagës.

Related posts

UEFA publikon formacionin e javës në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

NUK RINOVOI KONTRATËN/ Titullari kuqezi do të lërë Milanin në fund të sezonit për skuadrën tjetër të Serisë A

F.autor

I ÇMENDUR/ BOLT përgatit DEBUTIMIN në Australi, TITULLAR tek skuadra e Mariners

Isa.Autor

Leave a Comment