Futboll Premier League Sport

PA TRU DHE QESHARAK/ Tifozët e Arsenal sulmojnë XHAKËN pas fitores me Bournemouth

Tifozët e Arsenal kanë shfrytëzuar Twitter për të sulmuar mesfushorin e Arsenal Granit Xhaka për paraqitjen e tij në fitoren 2-1 ndaj Bournemouth të dielën, me zviceranin që ka zhgënjyer përsëri. Xhaka është kritikuar shpeshherë nga tifozët që pas transferimit të tij nga Munchengladbach.

Dhe paraqitja e së dielës ishte përsëri nën nivelin mesatar për mesfushorin me origjinë shqitare. Ndërkohë Lucas Torreira ka shkëlqyer sërish.

Por mesa duket Emery vazhdon të ketë besim te Xhaka, megjithëse tifozët kanë muaj të tërë që kërkojnë që ai të kthehet në lojtar stoli dhe të largohet në merkaton e janarit.

Gjithsesi, Topçinjtë kanë arritur të fitojnë ndaj Bournemouth, por Xhaka nuk i ka shpëtuar sulmeve të tifozëve.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË/ Marash Kumbulla gati për lëvizjen e bujshme, mund të luajë në një skuadër me CR7

Delo.autor

CHAMPIONS/ Mesfushori i Bayernit sfidon Interin: Nuk ka justifikime, luajmë për ndeshje të tilla

F.autor

MOURINHO PREJ MUAJSH I PAPUNË/ Rivalët e Inter gati të ulin në stol portugezin

Delo.autor

Leave a Comment