Boks Sport

E PAZAKONTË/ Me një gur vret dy zogj, BOKSIERI godet kundërshtarin dhe gjyqtarin me… (VIDEO)

Përballja e Muay Thai në Tajlandë, mes Gou Dakui dhe Sitsontidech ka prodhuar një episod të pazakontë.

Kur po zhvillohej raundi i dytë, Dakui i dha disa goditje “vrastare” kundërshtarit, duke e shtyrë gjithnjë e më shumë drejt “knock-out”. Para se kjo gjë të ndodhte, gjyqtari i takimit u pozicionua afër me dyshen për të parë më nga afër gjendjen e Sitsontidech dhe aty ndodhi gjithçka.

Një shkelm i programuar për tu përplasur në trupin e kundërshtarit nga ana e Dakui përfundoi në fytyrën e gjyqtarit, i cili ra menjëherë në parket. E shpejtë ishte edhe ndërhyrja e mjekëve që i dhanë ndihmën e parë gjyqtarit.

Pas këtij episodi, Dakui kërkoi falje, ndërsa u konstatua se incidenti ishte krejtësisht aksidentale, kështu që nuk u ndërmorën masa kundër Dakui.

Related posts

Nga Girona te Sevilla, Machin trajneri i ri i andaluzianëve

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Ndeshje dramatike, Suedia triumfon ndaj Slovakisë falë Forsberg

Delo.autor

MOTO GP/ Honda prezanton motorin e vëllezërve Marquez, Marc: Edhe Alex rival në pistë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment