Futboll Shqipëri Sport

Ish-kapiteni Sina: Vendosja e mbrojtësve te goli i Skënderbeut ishte katastrofike, ja problemi i madh i Tiranës

Ish-kapiteni i Tiranës, Elvis Sina është i fituar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24” ku u shpreh:

“Më vjen keq. Këtij ekipi nuk i shkon për shtat ky pozicion. Mendoj që këta lojtarë që ka po t’i lenë të qetë do e kalojnë këtë situatë. Ekipi vrapon, të gjithë janë të etur për pikë. Rezultatet nuk kanë qenë në krahun e Tiranës. Shifrat nuk janë pozitive. S’duhet ta pranojmë këtë pjesë që mund të bjerë nga kategoria.

Nuk është momenti për të thënë që mund të bjerë nga kategoria. Kampionati është i gjatë. Lojtarët duhet të jenë të qetë për të dhënë maksimumin e tyre. Mbrojtja e Tiranës, në rastin e golit, ishte vendosur në një mënyrë katastrofike.

Mema e di shumë mirë si funksionon mbrojtja. Problemi i madh është se Tirana nuk ka një lojtar lider në mbrojtje. Loja e futbollit është lojë kolektive. Disa gabime, janë të papranueshme. S’ka mundësi që në një faull jashtë zone, qendra e mbrojtjes të jetë aq e hapur dhe futbollisti i Skënderbeut të shënojë aq lehtë.

 

Related posts

“DO TA FITOJË JUVENTUSI CHAMPIONSIN?” Ronaldo jep këtë përgjigje!

F.autor

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Seria A drejt kolapsit financiar, vetëm në tre muaj humbet….

Delo.autor

Jo vetëm Premier League, për Hysajn shfaq interes edhe klubi spanjoll

Sadik.Autor

Leave a Comment