Futboll Sport

“LEKU LETËR”/ Barcelona hyn në histori, bën ligjin mbi të gjithë sportet

Barcelona është bërë klubi i parë në historinë e të gjitha sporteve që kapërcen shumën e £10 milionë në vit, për pagesat e lojtarëve të ekipit të parë, duke mundur rivalët tradicional, Real Madrid, si dhe një ekip nga NBA, në podiumin e klubeve që shpenzojnë më shumë për rroga. Referuar një studimi të zhvilluar nga “Sporting Intelligence” katalanasit paguajnë në total futbollistët e tyre mesatarisht £10.45 milionë, përpara bonuseve. Real Madrid vjen në vend të dytë me £8.1 milionë, ndërsa Oklahoma City Thunder mesatarisht shpenzon për pagat e basketbollistëve £7.85 milionë. Kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors renditen në vend të katërt me £7.82 milionë.

Janë ekipet e NBA që zënë gjashtë vendet pauses, mbrapa dyshes spanjolle që udhëheq klasifikimin. Ndërkohë, klubi anglez nga Premier League që shpenzon më shumë për pagat e futbollistëve është Manchester United, që renditet në vend të 10-të. “Djajtë e Kuq” klasifikohen një vend poshtë Juventus, me bardhezinjtë që kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e tyre pas transferimit të Cristiano Ronaldo.

Referuar raportimeve, totali i shpenzimeve të Barcelonës për pagat e futbollistëve është rritur në masën 1/3 që nga sezoni i kaluar, duke vijuar trendin shqetësues për kampionët e Spanjës. Në tetor, “The Telegraph” raportoi se fatura e kripur e pagave të katalanasve dhe fitimet e kufizuara, nuk lënë vend për blerjen e yjeve të mëdhenj, si Paul Pogba, që do të pretendonte kontratë të majme.

Related posts

PO UDHËHEQ BAYERN-IN DREJT TITULLIT/ Lewandowski është një lider që nuk e kishim njohur më parë

Delo.autor

Gerard Deulofeu ka një kërkesë për Barcelonën

Sadik.Autor

NAPOLI-MILAN/ Rindizet sfida në “San paolo”, Mertens MPOSHT portierin Donnarumma (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment