Futboll

RRËFIM TRONDITËS/ Vialli: Jam me kancer, nuk e di si do të përfundojë

Gianluca Vialli, ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Juventusit, ndër të tjera, ka treguar për “Il Corriere della Sera” betejën e gjatë kundër sëmundjes, që e goditi dhe përmendet në librin e tij “Golat: 98 histori +1 për të përballuar sfidat më të rëndësishme.”

E nis nga beteja e tij për të mposhtur kancerin: E dija që ishte e vështirë t’ua tregoje të tjerëve, familjes sime. Nuk do të doja kurrë të lëndoja personat që të duan: prindërit e mi, vëllezërit e mi, motrën time, bashkëshorten time Cathryn dhe vajzat tona, Olivia dhe Sofia. Ndihesh i turpëruar, sikur ajo që të ka ndodhur ishte faji yt. Të tjerët nuk dinin asgjë, pastaj vendosa ta tregoj historinë time dhe ta hedh në libër”.

Pas disa muajve kimio dhe radioterapi, gjërat për ish-sulmuesin e njohur italian ndryshuan në kahun pozitiv: Sikur të jetoja pa të! E kam konsideruar një fazë të jetës sime, që duhet ta jetoja me kurajë dhe nga e cila mëson diçka. Nisa ta shkruaja librin për të ndihmuar njerëzit, që të gjejnë rrugën e duhur. Kam mbledhur disa fraza motivuese, duke i ndërthurur me histori të mëdha sportive, që të ndihmojnë të kuptosh. Sepse citimet nuk funksionojnë nëse ti nuk funksionon”.

Libri u shkrua dhe përfundua paralelisht, pas muajsh të tërë trajtim për mposhtjen e sëmundjes së rëndë. Vialli sqaron si ndihet tani: “Tani ndihem mirë, madje shumë mirë. Ka kaluar një vit dhe tani jam kafshë nga fiziku, por nuk e kam sigurinë se si do të përfundojë ndeshja… Shpresoj që historia ime të shërbejë për të frymëzuar personat që gjenden në udhëkryq të jetës. Gjatë kurës, në mur spikaste një thënie e veçantë: Ne jemi produkt i mendimeve tona. E rëndësishme nuk është të fitosh, por të kesh mentalitet fituesi. Shpresoj që të dalë dikush e të më thotë: ishte edhe merita jote, që nuk hoqa dorë”.

Related posts

ÇUDIRAT E FUTBOLLIT SHQIPTAR/ Lopë me viç, meteriale ndërtimi, qengj dhe birra. Shpërblime për “Gines” në futbollin kosovar

Isa.Autor

ANALISTËT E KONSIDERONIN TË LARGUAR/ Dele Ali rinovon me Totenhamin

Isa.Autor

Partizani drejt Vlorës si kryesues, me një dilemë të madhe

Isa.Autor

Leave a Comment