Futboll La Liga Sport

TRONDITJE NË MADRID/ Ramos mendon largimin nga Real

Ylli i Real Madridit, Isco, po kërkon të largohet nga klubi i bardhë, njofton “Don Balon”. Trajneri Santiago Solari dëshiron të nxisë ndryshime të mëdha në klub dhe Isco duket se është “viktimë” e këtij revolucioni rinovimi, pasi është lënë në stol për pesë ndeshje.

Mesfushori spanjoll mësohet se i ka thënë kapitenit Sergio Ramos që ai po kërkon të largohet drejt një klub tjetër, që e vlerëson më mirë talentin e tij. Nëse talenti është i bollshëm, kërkesat për minuta loje rriten automatikisht. Situata e Isco është e tillë.

“Motorino” i padiskutueshëm te “Los Blancos” deri para operacionit ndihet i shqetësuar, sepse mendon se ka trajtim të pabarabartë ndaj tij. Shumica e trajnerëve të Real Madridit iu kanë dhënë prioritet aftësive të tij, duke parë një lojtar që i jep rrjedhshmëri lojës së ekipit. Ka pasur raste edhe kur e kanë aktivizuar në role, ku nuk duket aspak rehat, por jo duke e lënë në stol, si Solari.

Tashmë, ish-lojtarit të Malaga i ka sosur durimi. Mesfushori mund të jetë një nga të parët që do të largohet, por nuk do të jetë i vetmi. Janë disa lojtarë të tjerë, që do të kërkojnë një destinacion tjetër, për shkak të nevojës për rinovim të klubit.

Related posts

Aktivizohet me Manchester City-in/ Talenti shqiptar po kalon një moment negativ

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Fernandes dyfishon falë portierit kundërshtar, Rashford “hipotekon” fitoren ndaj Basaksehir (VIDEO)

Delo.autor

“DO LARGOHEM”/ Messi rrëfehet tek lojtarët, nis “lufta” e milionave mes 3 klubeve

Delo.autor

Leave a Comment