Futboll Futboll

Skënderbeu kërkon 600 mijë euro për Gavazajn, por po ngec

Gavazaj-Shturm Grac nuk është një thashethem merkatoje, por një tratativë e nisur me shumë intensitet në javët e fundit të sezonit të shkuar. “Panorama Sport” ishte e para që bëri me dije emrin e ekipit që kërkon shërbimet e kosovarit të Skënderbeut dhe tratativa është në një pikë të mirë tashmë.

Nënkampionët e Austrisë janë të gatshëm për të vijuar negociatat me Skënderbeun, pasi profili i Gavazajt, që së fundi është grumbulluar edhe nga Kombëtarja, duket si një lojtar që u bën punë austriakëve për mënyrën e lojës. Burime të sigurta bëjnë me dije se fillimisht Shturm i ka kërkuar Skënderbeut që të vendosë çmimin, me të cilin ata kërkojnë të nisin bisedimet.

Related posts

Lista e Spalletti: lind Interi i së ardhmes

Sadik.Autor

Raportoi Skënderbeun në UEFA, kompania “Sportradar” mban leksion tek Milani

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ SLAVIAS SË SOFIAS/ Skënder Gega: E njohim historinë e bullgarëve, do i çojmë gjërat në kahun tonë

Delo.autor

Leave a Comment