Futboll Seria A

Juventusi “fërkon duart” nga tensioni te PSG, synon Cavanin

Një tjetër penallti, në fitoren e fundit 8-0, ka hapur një krizë të re në shtëpinë e PSG-së. Neymar ka vendosur “veton” për 11-metërshin e ekzekutuar, falë të cilit kompletoi “pokerin” personal, por kjo gjë është kontestuar nga tifozët dhe thuhet se ka krijuar premisat për një krizë të ashpër me uruguajanin. Një veprim, që nuk do të jetë i pëlqyeshëm për Edinson Cavani, i cili, ndërkohë, është barazuar me Ibrahimovicin si golashënuesi më i mirë i historisë së klubit parizien, me 156 gola.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, Cavani ka vendosur të largohet në PSG-ja, sepse të dy (ai dhe Neymar) në rreshtin e parë nuk mund të qëndrojnë. Në lojë është gati të hyjë Juventusi, që ishte interesuar për të që në verën e vitit 2016 (kur ndodhi shitja e Pogba te Manchester United), por pastaj bleu Higuain për shkak të rezistencës së Nasser Al-Khelaifi, i cili nuk donte ta privonte veten nga xhevahiri i tij. Por tani situata duket krejtësisht e ndryshme nga ajo, në sajë të një humori jo shumë pozitiv të ish-sulmuesit të Napolit.

Related posts

Bari siguron Play Off-in, Entella e shqiptarëve drejt Serisë C

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Vdekja e atdhetarit Demaçi shtyn testimin e stadiumit “Fadil Vokrri”

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Gattuso OPTIMIST: Kemi një grup të SHKËLQYER, por duhet të…

Isa.Autor

Leave a Comment