Futboll Shqipëri Sport

ARRESTIMI I PORTIERIT ALBAN HOXHA/ Ja çfarë thonë drejtuesit e Partizanit…

Drejtuesit e klubit nuk kanë preferuar që të prononcohen për arrestimin e kapitenit të Partizanit dhe i vetmi që ka folur për këtë çështje ka qenë zëdhënësi për shtyp i të kuqve, Olsi Ranxhi.

“Panorama Sport” është interesuar që të marrë një prononcim mbrëmë nga drejtuesit e lartë, por si presidenti Demi dhe drejtori Rama nuk kanë preferuar që të përgjigjen.

Ndërsa zëdhënësi për shtyp i të kuqve, Olsi Ranxhi, ka konfirmuar për “Panorama Sport” se klubi është në dijeni të çështjes dhe drejtuesit po interesohen për sqarimin e situatës së kapitenit Hoxha.

“Klubi është në dijeni të çështjes dhe drejtuesit po interesohen për sqarimin e situatës së portierit. Për momentin nuk mund të themi më shumë”, u shpreh Ranxhi për gazetën. Mbase për të mos nxituar, klubi kërkon të sqarojë situatën dhe më pas të vendosë se çfarë do të ndodhë me kapitenin.

Related posts

STRAKOSHA TRIUMFON NË FINALE/ Lacio thyen Atalantën dhe fiton Kupën e Italisë

Delo.autor

E 43-TA E VËRTETA/ “Përbindëshi” Ronaldo: Më duhej ai gol, duhet të fitojmë kundër Milanit

Delo.autor

Tottenham i “vjedh” talentin Barcelonës!

Sadik.Autor

Leave a Comment