Breaking News Futboll Shqipëri Sport

U KAP I DEHUR NË TIMON/ Çfarë vendosi Gjykata sot për Alban Hoxhën

Gjykata ka marre sot vendimin “detyrim paraqitje” per kapitenin e Partizanit Alban Hoxha, i cili u arrestua te dielen, pasi u kap i dehur ne timon.

ARRESTIMI

Niveli i alkoolit, në të dy provat me test, ka rezultuar 0.52 miligramë për litër. E thënë ndryshe 0.22 miligramë për litër më shumë sesa niveli maksimal i lejuar për të drejtuar makinën, që është 0.30 miligramë për litër.

Në këto rrethana, Alban Hoxhës i është bërë e qartë nga efektivët Rrugorë që do të shoqërohej në Polici, për veprën penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Burimet thanë se kapiteni i Partizanit nuk ka bërë rezistencë, por ka dalë menjëherë nga automjeti, siç i është kërkuar dhe më pas është shoqëruar në drejtim të ambienteve të Komisariatit nr.1.

Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, ndaj tij është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit derisa të dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas procedurave standarde, një i arrestuar njihet me masën e sigurisë 48- 72 orë pas ndalimit e në këtë formë, Hoxha pritet që të dite sot  para togave të zeza.

Qe pas arrestimit, “Panorama” raportoi se Alban Hoxha nuk do të qëndrojë më shumë se 2 ditë në qeli, pasi vepra penale për të cilën akuzohet është kundërvajtje penale dhe mund të dënohet edhe me gjobë.

“Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”, thuhet në nenin 291 të Kodit Penal, në bazë të të cilit u arrestua Hoxha.

Related posts

LIVE/ Partizani-Kukësi: Gega kërkon ta fitojë ndeshjen, hedh në lojë brazilianin Kardozo (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ E papritura e madhe në gjyqin e Djokovic, në vend të seancës së tenistit shfaqet… film porno

Delo.autor

Luajti ndeshjen e fundit me Luftëtarin/ Abazaj mesazh emocionues: Kemi qenë si vëllezër, familje e madhe

Sadik.Autor

Leave a Comment