Futboll Kombëtarja Sport

REZULTATET E TRAJNERIT/ Duka: Vlerësim maksimal Panuccit për punën e deritashme në Kombëtare

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se kurrë nuk e ka menduar shkarkimin e trajnerit të ekipit kombëtar, Christian Pannucit, madje duke i dhënë atij notë të lartë në krahasim me rezultatet e tij deri tani.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, vlerësoi me notë punën e trajnerit Christian Panucci nën drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit.

Kur u pyet se çfarë note i vinte nga 1 në 10, Duka u shpreh: “10 i jepet vetëm vetes, ndërsa tjetrit nuk i jep dot më shumë se 6 apo 7”.

Duka mohoi të ketë kontaktuar me Bledar Kolën për t’i dhënë rolin e trajnerit, duke thënë se nuk e ka menduar kurrë shkarkimin e Panuccit.

“Nuk kam kontaktuar me Kolën kohët e fundit. Në mars nisin ndeshjet zyrtare dhe nuk mund të bëjmë eksperimente”, theksoi Duka.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes dominon provat me Hamilton, Ferrari shumë larg rivalëve

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Igli Tare interesohet për ish-sulmuesin e Teutës

Delo.autor

E kërkon gjitha Evropa, por ky do të jetë ekipi i ri i Kluivert

Sadik.Autor

Leave a Comment