Futboll

FOTO/ Publikohet lista e 10 sulmuesve më në formë këtë sezon, zhgënjen Ronaldo

Cristiano Ronaldo mund ta ketë fituar Topin e Artë javën e kaluar  i cili i jepet futbollistit më të mirë të vitit në botë por ai ka dështuar të futet në listën e 10 sulmuesve që kanë performuar më së miri këtë sezon.

Football Observatory, grupi hulumtues brenda Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES) në Zvicër, argumenton se sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, top golashënuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski dhe sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, janë tre sulmuesit më në formë në botën e futbollit sot.

Sipas këtij hulumtimi, Football Observatory i vlerëson performancat e lojtarëve në bazë të veprimeve të tyre teknike. Për lojtarët që kanë pozitën si të Ronaldos, janë vlerësuar atributet si krijimi i rasteve, driblimi i kundërshtarëve dhe goditjet në portë.

Hulumtimi është bërë për pesë liga kryesore evropiane, Serie A, La Liga, Premier Liga, Bundesliga dhe Ligë 1, që do të thotë se Liga e Kampionëve dhe Evropa Liga nuk janë përfshirë.

Më poshtë mund ta shikoni listën e plotë të sulmuesve më në formë këtë sezon.

Related posts

ZYRTARE/ Shihet si e ardhmja e klubit, Lecce rinovon kontratën me Berishën, talenti kuqezi firmos deri në 2028

F.autor

PRAG CHAMPIONS/ Sfida për lavdinë, Real e City “përplasen” në Bernabeu, Juve para testit PSV

F.autor

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Lajme të këqija për Man United, mbrojtësi dëmtohet përsëri

Isa.Autor

Leave a Comment