Futboll Premier League

Titullar i padiskutueshëm me Guardiolan, City i rinovon kontratën mesfushorit

Mesfushori i Manchester City, Fernandinho, ka firmosur rinovimin e kontratës me klubin kryesues të Premier League deri në vitin 2020. 32-vjeçari nga Brazili, që u ble për 35 milionë euro nga Shakhtar Donetsk në qershor 2013, fitoi titullin kampion dhe Kupën e Ligës në sezonin e tij të parë në “Ettihad Stadium”.

Fernandinho shënoi edhe golin e fitores për City në Kupën e Ligës të fituar në vitin 2016 dhe në 212 ndeshje të luajtur për këtë skuadër, ai ka shënuar 19 gola. Titullar i pazëvendësueshëm në këtë sezon në drejtimin e Guardiola, mesfushori i ekipit kryesues të kampionatit deklaroi: “Jam në një klub të cilin e pret një e ardhme fantastike dhe unë dua të jem pjesë e tij sa më gjatë të jetë e mundur.”

Related posts

MARRËVESHJE TOTALE/ Mbrojtësi i Realit kalon tek Tottenham, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

ZYRTARE/ Emergjenca prej koronavirusit, Chelsea regjistron portier legjendën Peter Cech

Delo.autor

YLLI TËRHEQ VËMENDJEN E KLUBE TË MËDHA/ Zidane gati të realizojë ëndrrën e yllit të Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment