Futboll Seria A Sport

NUK E PRISNIM/ Ja si ROMA do ta nderojë TOTTIN në ndeshjen kundër REALIT

Një vit e gjysmë pasi Francesco Totti u pensionua nga karriera e tij si futbollist profesionist, Roma do ta nderojë atë sonte, para ndeshjes kundër Real Madridit, që do të zhvillohet sonte në orën 21:00, në “Stadio Olimpico”. Ndeshja kundër Real Madridit do të fillojnë në orën 21:00, pasi t’i jetë dhuruar Tottit një fanellë e veçantë për ta nderuar karrierën e mrekullueshme të italianit me klubin e tij të fëmijërisë.

Në moshën 40-vjeçare dhe 25 sezone pas debutimit të tij, Totti vendosi të pensionohej në klubin e tij të fëmijërisë para dy sezoneve, pasi kishte luajtur 785 ndeshje për Romën, në të cilat i kishte shënuar 307 gola.

Ai largua nga klubi si një legjendë, i njohur për talentin dhe besnikërinë e tij. Askush nuk arriti ta largonte Tottin nga klubi i tij i fëmijërisë, madje as presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

“Ai [Perez] më ka thënë se unë isha i vetmi lojtar që e kisha refuzuar atë”, kishte thënë Totti para ndeshjes së parë mes dy klubeve, kur verdhekuqët kishin udhëtuar për në kryeqytetin spanjoll.

Më 28 maj të vitit 2017, ‘Stadio Olimpico’ u vërshua nga tifozë të cilët kishin ardhur në stadium për t’ia dhënë lamtumirën legjendës së klubit të tyre. Ky nderim për Tottin do të përsëritet edhe një herë sonte.

Tifozët e Romës kanë marrë ftesë që të arrijnë më herët në stadium, në mënyrën që të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Related posts

“Juventus 2018”, në Europë nuk ka asnjë si bardhezinjtë

Q.Autor

GARA PËR “KËPUCËN E ARTË”/ Ronaldo i treti, Messi i dhjeti… (RENDITJA)

F.autor

Çmenduria e Adil Rami me tymin toksik, që nxori Francën nga hoteli në mes të natës

Isa.Autor

Leave a Comment