Futboll Seria A Sport

E PASKA EKZAGJERUAR/ Evra i përgjigjet tifozëve të MILANIT, keni HISTORI por nuk…

Ish mbrojtësi i Juventusit, Patrice Evra i është përgjigjur tifozëve të Milanit, të cilët e kritikuan atë në rrjetet sociale. Francezi kishte komentuar një postim të Paulo Dybalas dje, duke thënë që Leonardo Bonuccit i është kthyer buzëqeshja në fytyrë pasi që ai po luan përsëri në Ligën e Kampionëve.

Tifozët kuqezi ishin të shpejt në përgjigje pasi që i thanë atij se ata e kanë fituar këtë garë shtatë herë, kurse Juve mëzi që e ka fituar dy herë.

“Tung, tung, ky është një mesazh për shokët e mijë milanist”, u përgjigje Evra.“Dje komentova në profilin e Paulo Dybala, i cili është një lojtar i Juves dhe bëra një koment për Bonuccin”. “Ku luajti Bonucci sezonin e kaluar? Jashtë kësaj bote? Jo në Milan. Pse flisni për respektin që keni histori?”.

“Nëse tërë bota e njeh futbollin kjo qenka për Milanin, por tani e tërë bota e njeh futbollin duke falënderuar Juven”. “Ata kanë një president që quhet Andrea Agnelli i cili nuk bën humor aty pari, kështu që mos flisni për respekt”.“Unë sillem vërdallë, qeshi, por kur ne flasim seriozisht, ne flasim seriozisht. Paulo, ju keni shumë tifozë të frustruar të MIlanit në llogarinë tua…”.

“I LOVE THIS GAME!”

Krejt në fund Evra këndoi edhe disa vargje të himnit zyrtar të Juventusit.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ “Londinezët” kërkojnë fitore, United e Brighton presin “miq” në shtëpi

F.autor

KORONAVIRUSI/ Ferrari merr “OK” për garën Australisë, por anullon testet

Delo.autor

VIDEO/ Hoffenheim shokon Bayernin, miqtë në epërsi

Q.Autor

Leave a Comment