Futboll Premier League Sport

Legjenda: Edhe MESSI nuk do t’i bënte “derman” këtij Manchester United

Ish-ylli i Manchester United, Paul Scholes, ka thënë se edhe Lionel Messi do të dështonte në një mjedis si ai i “Djajve të Kuq” së fundi. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho aktualisht mban vendin e tetë në Premier League, shtatë pikë pas Chelsea, Liverpool dhe Manchester City. Kjo, për shkak se i ka humbur tri nga tetë ndeshjet e para të këtij kampionati.

Kjo ecuri ka derivuar presionin ndaj trajnerit Jose Mourinho, me raportet se marrëdhëniet midis trajnerit dhe disa lojtarëve janë shumë të tendosura. Dhe Scholes beson se morali është kaq i ulët në “Old Trafford”, sa tani detyra e kthimit të gjërave në favorin pozitiv do të ishte shumë e madhe edhe për “magjistarin” e Barcelonës.

“Duket sikur çdo lojtar që vjen në ekip, vuan, lufton me situatën, – tha Scholes në një intervistë me ESPN FC. – Personalisht besoj se, edhe sikur të nënshkruajmë me Lionel Messin, për momentin edhe ai do të vuajë në këtë ekip. Ju mund të më pyesni se kush është më i miri?

Për mua është Messi, por edhe Ronaldo është i shkëlqyeshëm. Ronaldo është sensacional në atë që bën, ka ritëm dhe fuqi fizike, shënon, fiton goditje të lira. Por, si një futbollist i gjithanshëm, Messi qëndron mbi të gjithë. Pasimi dhe driblimi i tij…, ai ka absolutisht gjithçka”.

Scholes ndalet edhe te situata e Paul Pogba me “Djajtë e Kuq”: “Sa vjeç është ai, 25? Paul bën disa nga gjërat më të mira në lojë, një pasim i madh apo driblim. Pastaj, pesë minuta më vonë, ai do të bëjë një nga gjërat më të këqija, sepse truri i tij ka shkuar “off”.

Kjo ta bën të lehtë për të luajtur kundër tij, sepse e dini se do të vijë momenti negativ për Pogba. Kundër Wolves, ai pati një kombinacion të madh me Fred, por pastaj, në minutën e ardhshme, e dorëzoi topin në mesfushë, çka u shndërrua në gol nga kundërshtari. Kjo e përmbledh atë”.

Related posts

Me sytë në lot dhe ”gishtin në plagë”, Shtubina gjen fajtorët e rënies

Sadik.Autor

E ARDHMJA E GODIN TEK “ZIKALTËRIT”/ Ja ylli që do e zëvendësojë uruguajanin tek Atletico

Delo.autor

E BUJSHME/ CHELSEA ofron 80 milionë euro në JANAR për SUPER lojtarin e INTERIT

Isa.Autor

Leave a Comment