Champions League Futboll Sport

FITORJA NDAJ BENFICËS/ Kovac “INJORON” dopietat e Robben dhe Lewandowski, ngre në qiell tjetër futbollist

Goli i parë i Franck Ribery në këtë sezon ishte një shpërblim i merituar për punë e madhe, sipas Niko Kovac, i cili veçoi francezin në lavdërimet e tij, pas performancës së treguar në fitoren 5-1 të Bayern Munich ndaj Benfica, në Champions.

Ribery shënoi golin e pestë të gjigantëve bavarezë, në një fitore të shkëlqyeshme, që konfirmoi kualifikimin në 1/16 finale të këtij kompeticioni. Nga ana tjetër, shpresat e Benfica për të përparuar nga Grupi E, u shuan përfundimisht.

Në një natë, ku Arjen Robben dhe Robert Lewandowski shënuan nga dy gola secili, trajneri Kovac vlerësoi kontributin e 35-vjeçarit Ribery, në veçanti. “Ai, më në fund, ishte në gjendje të shpërblehej, – u tha Kovac gazetarëve. – Franck punon shumë në fushë dhe i ndihmon shokët e tij në lojë. Sonte edhe shënoi, ndaj i meriton vlerësimet e mia maksimale.

Trajneri Niko Kovac e përmblodhi performancën e të tijve ndaj skuadrës portugeze, duke thënë: Gjithçka ishte si në këngë. Jemi mbrojtur mirë dhe kemi shfrytëzuar shanset tona, në anën tjetër. Më në fund arritëm të mbajmë një nivel të lartë të performancës gjatë 90 minutave të plota.

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por kur luajmë në Ligën e Kampionëve, ose në ndeshjet e mëdha të Bundesligës, mund të shihni se ekipi im është i aftë. Kur luajmë kundër ekipeve pak më të vogla, ndonjëherë nuk i shfrytëzojmë pikat e forta. Ne duhet të luajmë për 90 minuta, ashtu siç bëmë sonte”.

Related posts

E BUJSHME/ Tifozët protestuan kundër presidentit të klubit, Manchester United humb 200 milionë paund. Ja arsyeja…

Delo.autor

Ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, Veliaj zbulon takimin e fundit me të

Sadik.Autor

Gjyqtarja seksi lë futbollin për pushime në Dubai (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment