Futboll Shqipëri Sport

LUAN APO JO NË DERBI? Gega merr vendimin për Alban Hoxhën

Partizani do të ketë një mungesë të rëndësishme në ndeshjen derbi kundër Tiranës. Portieri Alban Hoxha nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega për sfidën kundër bardhebluve. Portieri i të kuqve, vetëm një ditë më parë u lirua nga paraburgimi, ku kaloi 48 orë pasi u ndalua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Për këtë arsye ai humbi disa seanca stërvitore me skuadrën, duke mos arritur të jetë në formë për të premten. Gjatë konferncës së sotme për shtyp, dy ditë para ndeshjes, lajmin se Alban Hoxha nuk do të luajë në derbi, e ka konfirmuar trajneri Skënder Gega.

Gjatë fjalës së tij numri një i pankinës së të kuqve është shprehur se: “Albani nuk do të luajë. Mungesa në stëvitje dhe gjendja 100%, nuk i krijojnë mundësi të jetë në derbi. E dimë se sa vlen dhe e dimë se sa i rëndësishëm është ky derbi.

Si me Albanin si me Trashin, Partizani duhet të dijë të jetë gati për derbin”-ka thënë ndër të tjera trajneri Gega. Kështu trajneri Xhika do të jetë sërish titullar në këtë takim, ku ka një mundësi të shkëlqyer për të bindur trajnerin Gega për  të ardhmen.

Related posts

“ARRATISJA” E LOJTARIT NË FRANCË/ Douglas Costas dhe takimi me Neymar që ka zemëruar Juventusin

Delo.autor

Liverpool-Everton, derbi që “ndez” Kupën e Anglisë

Q.Autor

E deklaron babai i tij: Cana shumë shpejt do të drejtojë një klub të madh europian

Sadik.Autor

Leave a Comment