Sport Të tjera

HISTORIKE/ Shqipëria siguron dy medalje në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Shqipëria siguroi medaljet e para historike në disiplinën e skive, në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore që po zhvillohen në Torino.

Në këtë event Shqipëria po përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive dimërore, për herë të parë në historinë e sportit shqiptar.

Elizon Kacanja dhe Joanis Myrtollari janë dy atletët që kanë shkruar historinë, duke fituar medaljet e parë Olimpike për Shqipërinë. Medalje e Argjendtë për Elizon Kacanja, garuese në Ski Alpine për kategorinë Novice Giant Slalom, vajza. Medalje e Bronztë për Joanis Myrtollari, garues në Ski Alpine për kategorinë Novice Giant Slalom, djem.

Related posts

Icardi nuk ndalet, vargje dashurie për Wandan

Sadik.Autor

PLAS TEK JUVENTUS/ Mesfushori Ramsey kritikon klubin: Në kombëtare ka metoda tjera stërvitje, aty jap gjithmonë…

Delo.autor

FORMULA 1/ Leclerc shpall objektivin: Mund t’ia dalim mbanë të kapim atë vend

Delo.autor

Leave a Comment