Futboll Seria A Sport

MESFUSHORI GJERMAN ZYRTARISHT TEK “ZONJA E VJETËR/ Lajm i madh për Allegrin, blerja e bujshme drejt rikthimit

Lajm i madh për Juventusin. Emre Can, i operuar një muaj më parë për heqjen e një “nodusi” në gjëndrën tiroide, është gati të kthehet në stërvitje me shokët e tij. Rikthimi i mesfushorit gjerman me grupin është zyrtarizuar nga klubi bardhezi, që e mirëpret nëpërmjet një videoje të shkurtër, të postuar në profilin e tij në Twitter.

Në të mund të shihni Emre Can duke shkëmbyer topin me shokët e skuadrës në stërvitje. Emre Can nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare gati prej dy muajsh (45′ kundër Udinese), kështu që kthimi i tij do të bëhet më i qartë gradualisht, pa u detyruar të nxitojë.

Gjermani, me pak fjalë, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Allegri për udhëtimin në Firence, ndoshta jo edhe për ndeshjet e mëvonshme, kundër Interit dhe Young Boys. Emre Can, megjithatë, mund të kthehet në mesin e dhjetorit, për të qenë së paku në stol në derbin e Torinos. Më e keqja për të duket se është lënë mbrapa.

Related posts

PRANË SHKARKIMIT/ Di Francesco ndez derbin: ROMA të fitojë për vete, jo për…

Isa.Autor

New York Times: Milan do të përjashtohet nga Europa Liga

Sadik.Autor

REFUZOI SHIRITIN DHE NUMRIN 1/ Buffon pranon hierarkinë: Nuk jam titullar sepse…

Delo.autor

Leave a Comment