Futboll Shqipëri Sport

SKANDAL NË BERAT/ Lojtari nuk i bindet trajnerit dhe e MASAKRON ME GRUSHTE (FOTO) 

Degjeneron stërvitja e sotme e Tomorit. Mësohet se para seancës ka pasur një debat të ashpër që ka precipituar në përplasje me grushte mes lojtarit beratas, Lisjan Hadaj, si dhe trajneri të Tomorit, Bledar Devolli.

46990125_582573025533020_1622170355554582528_n

Mësohet se krisjet kanë nisur që para ndeshjes me Lushnjën, kur lojtari i ka kërkuar llogari trajnerit pse nuk e ka aktivizuar. Kjo nuk i ka pëlqyer Devollit, i cili ka vendosur pezullimin e lojtarit. Por, mesa duket ky i fundit nuk e ka përtypur këtë situatë dhe ka goditur trajnerin në stërvitje, diçka që është parë edhe nga tifozët beratas.

Devolli

Një situatë skandaloze, teksa është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, në mënyrë që përplasja të mos vijonte. Tashmë pritet që drejtuesit e klubit të marrin një vendim pas këtij sherri, që në fakt te Tomori nuk është hera e parë që ndodh mes lojtarëve dhe trajnerit.

Related posts

“ÇMENDURI” NË RUSI/ Anësori humb durimin dhe godet me grusht një lojtar (VIDEO)

Delo.autor

E PAPARASHIKUESHME/ Me mesfushorin në portë dhe pa stol rezervash, River Plate merr fitoren e madhe (VIDEO)

Delo.autor

NUK MJAFTON RONALDO/ Ancelotti tregon pikën e dobët të Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment