Futboll Shqipëri Sport

NË VIGJILJE TË DERBIT/ Halili: Nuk ka më kohë, dua FITOREnga ekipi. Kemi vite që…

Nga stërvitja e Tiranës në “Skënder Halili”, në një prononcim për Supersport, është presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili ka deklaruar se këtë radhë, më shumë se kurrë të luajnë për ta fituar këtë derbi në një situatë delikate. Ai ka zhvilluar edhe një mbledhje me lojtarët, ku ia ka kërkuar një fitore atyre.

“Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme me Partizanin. Kemi vite që nuk fitojmë një derbi. Unë jam i qetë. Fitorja do të ishte një gjë shumë pozitive për skuadrën. Kampionati është i gjatë, por tani nuk ka më kohë. Shpresoj që çunat të bëjnë diçka të tillë. Mema edhe pse nuk ka arritur ende fitoren e parë, jam i kënaqur me punën e tij.

Unë ndoshta kam gabuar tek menaxhimi, pasi nuk kam vendosur asnjë gjobë. Nuk është për t’u lavdëruar, por është një ves i imi. Shpresoj që çunat ta kenë kuptuar, pasi kemi shumë borxhe ndaj këtij klubi. Tifozëve u kërkoj ndjesë, pasi janë tifozeria më e mirë dhe më e shumtë. Ka shumë për të thënë, por tifozët janë të parët. Ata kanë të drejtë, pasi nuk jemi në një moment të mirë dhe i kemi shumë borxhe njerëzve që e kanë ndjekur për vite Tiranë.” – u shpreh Halili.

Related posts

A DO TRANSFEROHET MBAPPE NË MADRID? Zidane befason me këtë deklaratë: Ëndrra e tij është Reali…

Delo.autor

Barça kontakton me mbrojtësin më në modë të Francës

Sadik.Autor

“KEMI FITUAR 10 LOJTARË TË RINJ”/ Edi Reja: Do ta godasim Lituaninë tek pikat e dobëta

Delo.autor

Leave a Comment