Formula 1 Sport

BUZËQESHIN TEK FERRARI/ LECLERC debutim ëndrrash, më i shpejtë se Vettel (VIDEO)

Pritja e gjatë përfundoi. Sot ka nisur zyrtarisht aventura e pilotit të ri Charles Leclerc me makinën Ferrari. Piloti francez, që në Botërorin e ardhshëm do të mbajë numrin 16, ka pilotuar makinën “kokëkuqe” gjatë ditës së dytë te testeve të lira të lejuara nga FIA. 22-vjeçari Leclerc k zënë vendin e Kimi Raikkonen, që ka kaluar te makina Sauber.

Që në ditën e parë të provave Leclerc ka treguar se synon shumë te Ferrari, pasi ka dhënë një kohë shumë të mirë, 1’36”450, duke qenë jo vetëm më i shpejti në pistë, por edhe më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës, Sebastian Vettel (4 të dhjetat më i shpejtë). Gjatë këtyre dy ditëve teste të lejuara nga FIA, makinat testuan gomat e reja Pirelli që do të përdoren sezonin tjetër të Formula 1.

Ferrari i Leclerc, ashtu si ai i Vettel dje, dha kohën më të mirë në pistën e Yas Marina, duke lënë pas makinën Red Bull të Pierre Gasly (i dyti), ndërsa i treti u klasifikua Lance Stroll me Force India. Më pas u renditën Bottas me Mercedes dhe Sainz me McLaren. Pra, ky vit mbyllet me një buzëqeshje me Ferrarin, që duket më i shpejtë se rivalët, të paktën në këto teste të fundit.

Related posts

PËRGATITJET PËR SUPERIORE/ Kastrioti gjen sulmuesin, firmos Carls Atsina (FOTO)

Isa.Autor

E VJEDHIN/ Ylli i Premier League kërkon ndihmë në rrjete sociale

F.autor

“BOMBERAT” E KLUBEVE/ Njihuni me “goleadorët” më të mirë për vitin 2018 në Champions, ja kush mungojnë…

Delo.autor

Leave a Comment