Futboll Seria A Sport

DËMTIMET TEK MILANI/ Gattuzo grumbullon “të harruarit” për në Europa League

Frank Kesi dhe Samu Kastileho janë jashtë skuadrës së Milanit për ndeshjen kundër Dudelange në Europa League. Kastileho u ndëshkua me karton të kuq në humbjen e Milanit kundër Real Betis dhe mori një dënim nga UEFA për dy ndeshje, kështu që ende do të qëndrojë në tribunë.

Kesie nuk është plotësisht i gatshëm, kështu që Hoze Mauri dhe Andrea Bertolaçi pritet të fillojnë takimin si titullarë nesër në “San Siro”. Diego Laksalt u testua në stërvitje si mbrojtës e majtë në vend të Rikardo Rodrigez, një tjetër lojtar që nuk është rikuperuar 100% nga dëmtimi.

Gonzalo Higuain është i dënuar në Serie A, por është në dispozicion të Gatuzos për Europa League dhe me shumë gjasa, do të luajë në sulm së bashku me Kutronen.

Skuadra e Milanit kundër Dudelanzh: Donaruma, Reina, Abate, Kalabria, Laksalt, Rodrigez, Simiç, Zapata, Bakajoko, Bertolaçi, Mauri, Montolivo, Borini, Çalhanoglu, Kutrone, Haliloviç, Higuain, Suso

Related posts

“DO TË KTHEHESHA NË KËMBË TEK ROMA”/ “Ninxha” Nainggolan: Conte shumë i fortë, Spalletti një…

Delo.autor

HISTORIA/ Në Elbasan vjen xhevahiri i Guardiolas, sulmuesi “rrufe” që refuzoi Anglinë për Uellsin!

Isa.Autor

E BUJSHME/ Jo vetëm Kristiano Ronaldon, Al-Nassr piketon edhe ish-kapitenin e Interit

F.autor

Leave a Comment