Futboll Sport

ZYRTARE/  PARTIZANI i plas “bombën” KUKËSIT dhe prezanton sulmuesin ganez

Emanuel Mensah është lojtari më i ri i Partizanit. Ashtu siç newsport.al njoftoi paraditen e sotme, sulmuesi ganez është veshur i kuq. 24-vjeçari është prezantuar në ambientet e klubit dhe më pas i është bashkuar skuadrës në Elbasan. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, të kuqtë bëjnë me dije:

“Emanuel Mensah është përforcimi i radhës. Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin ganez, i cili i bashkohet të kuqve në prag të edicionit të ri futbollistik. 24 vjeçari ka firmosur sot një kontratë 1+1 me Partizanin.

Sulmuesi ganez rikthehet në Kategorinë Superiore pas eksperiencës së mëparshme me ekipin e Laçit në sezonin 2016 – 2017. Së fundmi Mensah ishte pjesë e kampionatit helen me ekipin AOK Kerkyra. Menjëherë sulmuesi i është bashkuar ekipit duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Gega”, shkruhet në lajmërimin e klubit të Partizanit.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Mensah doli në stërvitje me Kukësin. Por, ka pasur një sërë prapaskenash të cilat kanë sjellë në kryeqytet 24-vjeçarin. Vonesa e firmës në kontratë nuk i ka pëlqyer aspak atij dhe me të marrë ofertë nga Partizani, ka zgjedhur të vijojë aventurën tek të kuqtë.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Juventus gjen zëvendësuesin e “Përbindëshit” Ronaldo, por ka një problem

Delo.autor

LAJM I MIRË NGA GJERMANIA/ Stadiumet hapin dyert. Ja ndeshja që luhet me tifozë…

Delo.autor

“SA I RËNDËSISHËM ËSHTË JUVENTUS PËR ATË? Nëna e lojtarit: E dashuron këtë skuadër, rrinte pa bukë për…

Delo.autor

Leave a Comment