Futboll Sport

ZBULON GËNJESHTRËN E PIQUES/ Messi: Ishte rastësisht aty, s’ishte skemë

Goli i Barcelonës i shënuar nga një goditje dënimi, ka vënë përballë Messi-n dhe Pique. Në minutën e 69-të, katalanasit shënuan një gol nga një goditje standarde ndaj PSV, por mënyra e realizimit të tij është interpretuar në mënyra të ndryshme me dy lojtarët, madje edhe nga vetë trajneri, Valverde.

Për mbrojtësin, i cili ishte ai që devijoi topin drejt rrjetës, e gjitha ka qenë një skemë, e realizuar në mënyrë perfekte.

“E kemi praktikuar shumë këtë goditje të lirë”, tha 31 vjeçari.

Megjithatë, versioni i Pique u mohua shumë shpejt, nga shoku i tij i skuadrës, Messi.  “Nuk e kemi provuar. Kjo është gënjeshtër. Ishte një goditje e lirë, Pique ishte atje dhe goli ishte vetëm fat”, tha fituesi i pesë herë i “Topit të Artë”.

Edhe Valverde ka hedhur poshtë deklaratën e mbrojtësit. “Nëse Gerard thotë se është punuar shumë për këtë goditje, unë nuk e dija”, tha duke qeshur tekniku i Barcelonës.

Related posts

Tifozët e Juventusit kritikojnë Allegrin, ja çfarë ka bërë me sulmuesin argjentinas

Sadik.Autor

E KA FRIKË/ Nainggolan: Ky është lojtari që do t’i hiqja MILANIT, nuk është Higuain e Suso por…

Isa.Autor

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Barcelona ofron Griezmann për yllin e Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment