I pakategorizuar

NBA/ Dallas fiton derbin teksan, Minnesota i jep leksion San Antonios

Sfidat e NBA nuk dinë të zhgënjejnë kurrë, me surpriza dhe emocione të pafundme.Dallas Mavericks kanë vazhduar serinë e rezultateve pozitive, duke mposhtur në derbin teksan Houston Rockets me rezultatin 128-108. Pavarsisht një paraqitjeje fenomenale nga James Harden, i cili realizoi një triple-double, me 25 pikë, 11 rebound dhe 17 assist, Rockets zhgënjyen përsëri, duke marrë humbjen e 11-të në 20 ndeshje. Për Mavs, shkëlqeu i zakonshmi Luka Doncic, me 20 pikë dhe 6 topa në tabelë.

Edhe Milwaukee Bucks ka marrë suksesin e rradhës, duke mposhtur me vështirësi 116-113 Chicago Bulls. Giannis Antentokoumpo udhëhoqi të tijët me 36 pikë, 11 topa në tabelë dhe 8 assist, ndërkohë tek Chicago më të mirët ishin Zach LaVine dhe Jabari Parker, me të dy lojtarët që shënuan nga 24 pikë secili.
Dominim i Minnesota Timberwolves ndaj San Antonio Spurs, me rezulatin final i cili u mbyll 89-128. Pas largimit të Jimmy Butler dhe ardhjes së Dario Saric e Robert Convigton, Minnesota duket se ka ndryshuar krejtësisht fytyrë. Ishte pikërisht Convigton lojtari më i mirë për Timberwolves në këtë takim, me 21 pikë dhe 9 topa në tabelë. Tek Spurs, DeMar DeRozan dhe LaMarcus Aldrige nuk ishin në formën e tyre më të mirë, ku e mbyllën sfidën me nga 10 pikë secili.

Fitore edhe për Portland Trail Blazers kundër Orlando Magic, me Damian Lillard i cili dukej në ditën e tij më të mirë. Organizatori i Portland, theu rekordin e skuadrës për sa i përket 3 pikëshave në një ndeshje, duke shënuar gjithsej 10 të tillë, dhe duke e mbyllur sfidën me 41 pikë dhe 8 rebound. Për Magic, shkëlqeu malazezi Nikola Vucevic me 20 pikë, 8 topa në tabelë dhe 7 assist.

Related posts

FORMULA 1/ Leclerc mund i vetëm Mercedes-in, Vettel del pa pikë në Monza (VIDEO)

Delo.autor

“I EMOCIONUAR ME BLERJET E REJA”/ Flet Zidane: Nuk ka pushime, mezi po pres t’i shoh…

Delo.autor

PAS ELIMINIMIT NGA AJAX/ Ronaldo: E bëmë në brekë

Delo.autor

Leave a Comment