Futboll Sport

PAS LARGIMIT NGA DREJTIMI I MILANIT/ Mirabelli: Gabuam me Bonuccin kapiten

Pas largimit nga drejtimi i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka filluar “të heqë disa guralecë nga këpucët”, që ende e “vrasin”. E ka bërë këtë edhe në një intervistë të gjatë me “SportItalia”. Prononcimi i tij fillon me një nga temat më të nxehta të aventurës me klubin kuqezi: Kalimi i shiritit të kapitenit tek Leonardo Bonucci ishte një gabim. Jo se ai është një djalë i keq, por thjesht sepse ka pasur lojtarë të tjerë, që e meritonin, që kishin më shumë histori te Milani”.

Pastaj, Mirabelli iu kthye merkatos së transferimeve, me një seri anekdotash: Qëllimi im i parë në klubin kuqezi ka qenë gjithmonë Aubameyang. Të gjithë e dinë marrëdhënien që ne kemi. Kemi tentuar kaq shumë herë në verë, edhe pse Dortmundi kërkoi shumë. Marrëveshja me lojtarin ishte gati. Ndërkohë, më duhej t’i dëgjoja kërkesat e trajnerit Montella, i cili e konsideronte Nikola Kalinic zgjedhjen e tij të parë.

Ne i kemi trajtuar situatat edhe me katër sulmues të tjerë, që ishin Benzema, Morata, Higuain dhe Immobile. Në fakt, po ju zbuloj më shumë në këtë drejtim. Ne kemi qenë, gjithashtu, shumë të afërt me Cristiano Ronaldon. E kishim diskutuar marrëveshjen me menaxherin e tij, Jorge Mendes. Pastaj, kostoja e lartë e operacionit na ka bllokuar, edhe pse Yonghong Li ishte i bindur për ta blerë”.

Duke folur për mundësitë e transferimeve sot te Milani, Mirabelli nënvizon: “Paqueta është një lojtar i mire, i talentuar, por unë nuk do të kisha bërë një investim të madh për të. Fabregas? Nuk e di nëse ai dëshiron të vijë te Milani, por është një lojtar i madh. Ibrahimovic? Mund t’i ngrohë për momentin zemrat e tifozëve kuqezinj, por si blerje do të ishte e gabuar. Raiola na e ka ofruar suedezin edhe në kohët tona, por nuk pranuam, për shkak se Milani ka nevojë për lojtarë, të cilët garantojnë edhe të ardhmen”.

Së fundi, Mirabelli foli edhe për çështjen e trajnerit, një temë shumë e diskutuar në kohën e drejtimit të tij: “Në atë moment ne ishim të prirur të konfirmonim Montella, pas sezonit të parë, sepse kishte bërë një punë të mirë. Conte? Ne kemi folur drejtpërdrejt në një bisedë, por më pas nuk rezultoi asgjë. Gattuso? Jam i lumtur, që e kam bërë këtë zgjedhje. E meriton këtë pozicion, pas asaj që ka bërë te Milani”.

Related posts

Drogba ndodhet në Londër, për të motivuar Chelsean kundër Tottenhamit

Sadik.Autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Fillon “SHERRI” Cardiff – Nantes për 17 milionë euro

Delo.autor

U TURPËRUA NGA NAPOLI/ Klop paralajmëron tifozët: Nuk kam frikë, por edhe mund të…

F.autor

Leave a Comment