Futboll Sport

DEMASKON PROBLEMET/ Alves : Klubet shqiptare nuk paguajnë, lojtarët kanë frikë

Danilo Alves është një nga ata lojtarë që flet në fushë, por edhe jashtë saj nuk ka frikë ta thotë hapur mendimin e tij. Në të shkuarën është arratisur ndonjëherë nga Flamurtari, ka debatuar edhe mediatikisht me presidentin e Flamurtarit Sinan Idrizi, por në fund është kthyer në Vlorë, sapo i është mbushur llogaria bankare.

Për “Yahoo Sports” sulmuesi i kuqezinjve ka treguar problemet e tij dhe gjithë lojtarëve në Shqipëri, duke demaskuar problemin e zakonshëm të klubeve shqiptare, mungesa e korrektësisë në aspektin financiar, me vonesa pa fund.

Pse nuk flet askush? E thjeshtë, futbollistët kanë frikë, sidomos ata shqiptarë…

“Kur nisën probleme financiare sezonin e parë dhe u bënë disa muaj pa paguar, vendosa të largohem. Gjatë kësaj periudhe, Skënderbeu donte të më afronte, por ata u dënuan nga UEFA (për shkak të akuzave për trukim ndeshjesh). Duke qenë se nuk paguhesha, u shtira sikur udhëtova për në Brazil, për t’u fshehur në hotelin e skuadrës time të re (Tropical Resort, Durrës), deri në momentin kur kjo çështje të zgjidhej”.

“Më zbuluan, një fotograf më fotografoi në Durrës dhe kjo më krijoi shumë probleme. Në fund, Flamurtari i shleu detyrimet dhe u ktheva. Edhe vitin pasardhës, qëndrova katër muaj pa u paguar. Bleva një biletë dhe u ktheva në Brazil. Kur drejtuesit më telefonuan, u thashë se arsyeja e largimit lidhej me mungesën e pagave”.

“Ata më thanë: ‘A je çmendur, ktheu menjëherë’, ndërsa përgjigjja ime ishte ‘Është e thjeshtë, më paguani detyrimet edhe do të vij’. Më paguanin dhe unë kthehesha. Duke qenë se kur unë luaja, ekipi fitonte dhe kur nuk isha në fushë, pësonim humbje, klubi u tregua gjithnjë më i duruar me mua dhe nuk më përzinte”.

“Kam debatuar shpesh me presidentin Idrizi, edhe nëpërmjet gazetave. Pavarësisht kësaj, kemi shumë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi miq të mirë. Ndoshta sepse në Shqipëri është e rrallë që një lojtar të dalë kundër presidentit. Aq e pazakontë, sa kur i thashë presidentit që doja të largohesha nga klubi, më organizoi një festë surprizë, me tortë dhe gjithçka tjetër. Lojtarët e tjerë u çuditën dhe më pyesnin: ‘Si ka mundësi, ti u largove, debatove dhe ai sërish bën këto gjëra për ty?’. Çështja është që pavarësisht debateve me presidentin, ne kemi një marrëdhënie të mirë”.

Related posts

KOMENTON VËSHTIRËSITË E JUVENTUS/ Trajneri Canavaro: Për Pirlon do të gabonin dy herë nëse…

Delo.autor

PLAS SHERRI/ Britaniku provokon kampionin e botës, konferenca për shtyp u bë “LUFTË” (VIDEO)

Isa.Autor

PREZANTON PROJEKTIN PËR STADIUMIN E RI/ Flet Presidenti i “Kuqezinjve”: Ja pse kemi zgjedhur ta ndërtojmë me Interin

Delo.autor

Leave a Comment