Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS PARABURGIMIT/ Alban Hoxha dënohet nga klubi i Partizanit

Alban Hoxha nuk i shpëton dënimit nga klubi i Partizanit.

Kapiteni dhe njëkohësisht portieri i Partizanit ka lënë dje ambientet e paraburgimit pasi ishte ndaluar nga policia duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.

Duket se drejtuesit e klubit “Të kuq” dhe trajneri Skënder Gega nuk e kanë “gëlltitur” dot këtë ngjarje dhe kanë vendosur që Hoxha të mos luajë në derbin ndaj Tiranës.

Ishte vetë tekniku ai që e lajmëroi këtë gjatë konferencës së djeshme për shtyp ku tha se portieri nuk do të luajë në derbi.

Të premten në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet derbi i kryeqytetit ndërmjet Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.

Related posts

SYNON TË RIKTHEJË “DJAJTË E KUQ” NË MAJË/ Solskajer beson: Ne mund të kthehemi në nivelin…

Delo.autor

​Zyrtare: Atletico shet një mesfushor në Kinë

Q.Autor

WEST HAM-MANCHESTER UNTED/ Pas një SUPER ASIST nga Fernandes, CR7 ndëshkon për “Djajtë e Kuq” VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment