Futboll La Liga Sport

“BOMBA E DITËS”/ Tek Atletico mund të ndodhë RIKTHIMI I BUJSHËM, e ka në zemër klubin

Sulmuesi i Monaco-s Radamel Falcao e ka lënë derën e hapur për një rikthim te Atletico Madrid pas ndeshjes me ish-ekipin e tij të mërkurën në Champions League. Falcao u fut si zëvendësues dhe shpërdoroi një penallti në minutën e 83-të gjatë humbjes 2-0 të ekipit të tij që do të renditet në fund të grupit A.

Kontrata e Falcao-s do të skadojë sezonin e ardhshëm dhe ai ka shprehur dëshirën për një rikthim te klubi ku u bë i famshëm.

“Asnjëherë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dihet që Atletico do të jetë gjithmonë në zemrën time. Nuk e di, mbase kur të më mbarojë kontrata te Monaco, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Gjithmonë e mbështes Atletico-n,” shprehet 32-vjeçari.

“Pritja që më bënë tifozët ishte e madhe. Por duhet të fokusohem tek ekipi im që ka një finale të shtunën (ndaj Montpellier).

Related posts

HABIT ME DEKLARATËN E TIJ/ Kapiteni Ramos: Mund të vdes i qetë!

Delo.autor

Zyrtare: Roma refuzon ofertën e Chelsea për Dzeko

Q.Autor

Real i “dashuruar” me lojtarët e Chelsea, ofertë edhe për Alonso

Sadik.Autor

Leave a Comment