Futboll Shqipëri Sport

E PAPRITUR/ Hyka ndërpret kontratën me San Jose, pikëpyetje mbi të ardhmen

Jahmir Hyka i jep fund aventurës së tij në Amerika tek San Jose Earthquake. Mesfushori kuqezi, në bashkëpunim me klubin ka ndërprerë kontratën e tij me klubin e San Jose. Hyka tashmë është një lojtarë i lirë dhe mund të vihet në kërkim të një aventure të re. Përsa i përket destinacioneve, ato janë disa.

Njëra prej tyre mund të jetë sërish qëndrimi në Shtetet e Bashkua të Amerikës, teksa një tjetër mundësi është edhe transferimi në Kinën e largët. Ndërkohë pjesë e destinacioneve është edhe një rikthim i mundshëm në Zvicër, kampionat në të cilin ka luajtur me skuadrën e Luzernës nga 2011 deri në 2017.

Përsa i përket një rikthimi të mundshëm të tij në Shqipëri, kjo pistë përjashtohet totalisht. Aventura e Hykës në Major League Soccer konsiderohet tepër pozitive me lojtarin që në më pak se një vit ishte pjesë e listës së të nominuarve për çmimin si lojtari Fair Play dhe goli i vitit. Ndërkohë me skuadrën e San Jose në 49 ndeshje arriti të shënonte 6 gola, teksa skuadra ku ai luan e mbylli kampionatin në vendin e 12-të.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Norvegji-Spanjë

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Liverpool. Rezultati 1-0

Delo.autor

Kupa e Anglisë, United luan në fushën e vështirë të Huddersfield

Q.Autor

Leave a Comment