Futboll La Liga Sport

“VDES” TË LUAJ ME RONALDON/ “YLLI” I REALIT: Asgjë nuk është e pamundur…

Agjenti i Gareth Bale ka refuzuar të përjashtojë një transferim të klientit të tij nga Real Madrid tek Juventus. Uellsiani ka kohë që përflitet për një largim nga Bernabeu pasi për një kohë të gjatë nuk ka luajtur rregullisht me gjigantët spanjollë.

Dhe agjenti i tij, Jonathan Barnett, i ka hedhur benzinë zjarrit duke thënë se Bale mund të largohet megjithëse aktualisht është i lumtur në Madrid.

“Gareth është shumë i lumtur te Real Madrid, por në të ardhmen asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë,” shprehet Barbett për Tuttosport.

“Ronaldo ishte një humbje e madhe për Real. Gareth vdes të luajë me atë, por aktualisht është i lumtur pasi po luan te një klub gjigant. “Është e vërtetë se që pas mbërritjes së CR7 në Serie A, kampionati italian po konsiderohet si një nga më të fortët.”

Related posts

“Çmenduri” nga Anglia/ De GEA bëhet lojtari më i paguar te Manchester UNITED

Isa.Autor

FITORE E MADHE NË “WANDA METROPOLITANO”/ Atletico bën përmbysjen e “çmendur” dhe i shkëputet Barcelonës

Delo.autor

NDESHJA E PARË E VITIT/ Zhegrova mungon në kampionat

F.autor

Leave a Comment