Futboll Seria A Sport

LIGA E EUROPËS/ SHQIPTARËT TË PA FAT: Çelsi ruan serinë e fitoreve, Lacio humbje që…(VIDEO)

U luajtën mbrëmjen e sotme, sfidat e pesta në grupet e Europa League. Lacio, me Strakoshën në stol, u mund me shifrat 2-0 në sfidën në transfertë ndaj Apollon, edhe pse e ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.  Folat u shënuan nga Faupala dhe Markoviç, nga një për secilën pjesë.

Çelsi vazhdoi serinë e fitoreve radhazi, ku kjo ishte e pesta në grup. Rezultati i sfidës ndaj PAOK ishte 4-0, dhe golat u shënuan nga Zhirud, një dopietë në minutat 27 dhe 37, ndërsa në pjesën e dytë gjetën golin Hadson-Odoi në minutën e 60-të dhe Morata në të 78-tën.

Eros Grezda kaloi 90 minuta në stol në sfidën që Rejnxhërsi zhvilloi në shtëpi ndaj Vijarealit, takim që u mbyll në rezultatin e pastër 0-0. Ekipi skocez mbeti me 10 vetë që në fundin e pjesës së parë, dhe të besuarit e trajnerit Xherard, arritën të merrnin një pikë deri në fund. Më poshtë, rezultatet e plota nga sfidat e mbrëmjes.

Apollon-Lacio 2-0

Çelsi-PAOK 4-0

Aintraht Frankfurt-Marsejë 4-0

Jablonec-Renes 0-1

Malmo-Genk 2-2

Rejnxhërs-Vijareal 0-0

Sarpsborg-Beshiktash 2-3

Standard Liezh-Sevija 1-0

Related posts

MODELJA HOLANDEZE/ Bashkëshortja e ish mesfushorit të Interit ndez Instagramin (FOTOT)

Isa.Autor

“MENDOJ VETËM PËR SEZONIN, TË ARDHMEN NUK E DI ASKUSH”/ Sulmuesi Diaz: Një klub si Milan duhet të luajë në…

Delo.autor

VENDOS REKORD/ Klubi gjerman shet 72 mijë bileta duke mos pasur mundësi të hapë dyert e stadiumit

Delo.autor

Leave a Comment