Futboll Seria A Sport

NË “GJURMËT E LEGJENDAVE”/ Festojnë te MILANI: CUTRONE vendos rekord

Patrik Kutrone kthehet gjithnjë e më shumë në figurën përfaqësuese të këtij Milani, si lojtari tek i cili janë varur të gjitha shpresat e tifozëve të klubit. Edhe pse kuqezinjtë janë prej kohësh në kërkim të një sulmuesi me peshë për t’ia bashkuar Higuain, Kutrone është ai që po bën shpesh diferencën në momentet e rëndësishme dhe ka arritur një statistikë mjaft interesante në arenën ndërkombëtare.
Me golin e shënuar dje kundër Dudelanzh, Kutrone arriti shifrën e 4 golave sezonal në Europa League, duke ndihmuar skuadrën që të vazhdojë rrugëtimin e saj në kërkim të një kualifikimi të mëtejshëm. Kjo çoi në 10 numrin e golave të shënuar në Europa League nga djaloshi, i cili shpesh ka lënë në hije Higuain apo emrat e tjerë të mëdhenj që kanë qenë te Milani në sezonin e kaluar.
Sipas statistikave, Kutrone bëhet kësisoj lojtari i parë italian që shënon 10 gola në moshën 20-vjeçare në Europë, objektiv që nuk është arritur as nga emrat më të mëdhenj të futbollit italian në vitet e arta të tij në arenën ndërkombëtare. Një statistikë për t’u mburrur, por edhe për të treguar se ndërsa Milani i shkel syrin Ibrahimoviç, do të ishte ndoshta më mirë që të shihte si prioritet Kutronen.

Related posts

STATISTIKAT NË SUPERIORE/ Një “thes” me gola në javën e parë, por mbetet përsëri larg rekordit

Delo.autor

ZYRTARE/ Skuadra e Premier Ligës prezanton trajnerin e ri, i besohet…

Delo.autor

VDEKJA E SPORTISTIT NË SHKODËR/ Flet bullgari që iu falsifikuan dokumentet: Nuk jam boksier, por…

Delo.autor

Leave a Comment