Futboll Seria A Sport

DREJTUESIT NUK JANË NË TEREZI/ MILANI do sakrifikojë “yllin” e ekipit për një “të panjohur”

Sipas raportimeve, Milan-i mund ta shesë Hakan Chalhanoglu në merkaton e janarit. Leipzig dhe Schalke janë të interesuara për lojtarin që vlen të paktën 15 milionë euro. Mesfushori ka patur një formë të dobët deri më tani dhe goli kundër Dudelange mbrëmjen e së enjtes ishte i pari për të në këtë sezon.

Sipas “Tuttomercatoweb”, nëse turku nuk do të ketë një përmirësim të konsiderueshëm gjatë dhjetorit, atëherë kuqezinjtë do të jenë të gatshëm ta shesin. Për të ka interes nga Gjermania, me Leipzig që besohet se është veçanërisht i interesuar dhe me Schalke që duhet të përforcohet pas kualifikimit në 1/8-at e Champions League.

Duke patur parasysh Fair Play-n financiar dhe me ardhjen e Lucas Paqueta nga Flamengo, “Djalli” do të ishte i gatshëm ta shiste, për të paktën 15 milionë euro. Chalhanoglu u transferuar në Milano 18 muaj më parë për shifrën e 22 milionë eurove, duke firmosur një kontratë 4-vjeçare.

Related posts

“JUVENTUS FAVORIT PËR TITULLIN E SERIE A”/ Bergomi: Inter vuan pa yllin Lukaku, ja pse e mbroj Conten

Delo.autor

Grezda: Mungoi bashkëpunimi me të rinjtë, vetëm dëshira nuk mjafton

Sadik.Autor

U BË OBJEKT I KRITIKAVE TEK BARCELONA/ Coutinho drejt rikthimit në Angli, ja klubi i ri…

Delo.autor

Leave a Comment