Futboll Shqipëri Sport

BËRI KTHESËN NDAJ TIRANËS/ Gega: E thyem tabunë, hyrja e Hebajit na dha një shtysë

Menjëherë pas ndeshje trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka folur për sfidën dhe fitoren e ekipi të tij.

Ai është shprehur: “E thyem tabunë, rëndësi ka që morëm 3 pikëshin. I uroj trajnerit Mema sukese, sepse e dëgjova. Momentin që u ndëshkuam mund të deviojnim topin, jam jashtëzakonisht për reagimin dhe fitoren. Unë respektoj që kanë vesh fanellën e Partizanit, jam shtyrë shumë për Hebajin. Kohët e fundit reagon më shumë se c’duhet, dhe jam shumë i kënaqur.

Është e vërtet, sepse ajo që ndodhi për Albanin, nuk ishte gjë e mirë. Nuk mund të gjykoj si mund të trajtohei nga gjykata. Unë si trajner doja vetëm të ishte në 100%, trajneri i tij personal më dha këtë garanci dhe ndaj u fut në fushën e lojës, vetëm se nuk ishte kapiten, por kjo s’ka rëndësi.  Janë ca rregulla që duhen zbatuar, asnjë nga klubi nuk ndërhyn në punën time, kam marrë, mbështetjen e klubit. Për Albanin vendosa vetëm unë.

Unë jam përgjegjësi sepse jam lider, çfarë është e mirë për familjen e vendos unë. Çfarë ndodhi me Albanin është jashtë stërvitjes, kjo është e gjitha, besoj mos t’i kthejmë gjërat pas.

Mensah është në rritje që në Vlorë, ka rrit agresivitetin, hyn në zona të ngushta, më kënaq dhe jam i kënaqur. Përsa i përket gabimeve, do doja të shihja ndeshjen me qetësi, pasi aty duket gjëja. Goditëm dy herë shtyllat, na u mohua dhe një penallti. E merituam fitoren dhe trepikëshin.

Unë mendoj që u konsultova me lojtarin, une flas para ndeshjes. Nëpërmjet hapësirave donim të gjenim diçka. Në pushim donim të luanim me kujdes, pasi rastet do na vinin. Pësuam të parët, por reaguam mirë, hyrja e Hebajit na dha një shtysë. Bashkë me Bardhin krijuan shumë presion”.

Related posts

MANCHESTER UNITED-EVERTON/ “Djajtë e Kuq” kërkojnë fitoren për të barazuar me pikë liderin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Habisin fqinjët, titullin në Shqipëri e fiton SKËNDERBEU, meritat i kanë italianët

Sadik.Autor

VIDEO/ United kalon në avantazh ndaj Huddersfield, Lukaku autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment