Futboll Shqipëri Sport

“MAKTHI” I FITOREVE/ MEMA nuk kursen KRITIKAT ndaj ekipit: Papërgjegjshmëri totale, u bëmë si…

Trajneri i Tiranës Ardian Mema ka kritikuar ashpër lojtarët pas derbit, që e humbi në minutat e fundit. Ish-futbollisti bardheblu u shfaq i zhgënjyer për Supersport dhe nuk ishte optimist për merkaton e janarit që të sillte ndryshime të mëdha në skuadër.

“E njëjta gjë. E vërteta nuk është se luajtëm më mirë se Paertizani. Mund të shkonim drejt barazimit. Të pësosh gol nga rivënia anësore është problem. E kam me Dokën. Po bëhet një papërgjegjshmëri e lojtarëvë. Në këto kushte nuk e di se si do e shoh vazhdimësinë time dhe të ekipit.

Të them të drejtën, ka pasur polemika brenda skuadrës, nuk kanë qenë të gatshëm që Grent Halili do të luante. Unë jam në gjendje të gjykoj lojtarët në stërvitje/ Bëra dy ndërrime që nuk duhet ti bëja dhe është përgjegjësia ime.
Nuk e di momenti që i referohesh. Trashi nuk ka qernë në ditën e mirë. Ka qenë Daja që e bllokonte. Nuk mendoj se erdhe e keqja nga Trashi. Ishte papërgjegjshmëria që i bërë dhuratën e radhës.

Duhet të them që goditjet standarte nuk i kishim problem si herët e tjera. Goli erdhi nga rivënia anësore.

Gjërat janë të dukshme dhe nuk mund të fshishen pas gishtit. Lojtarët i prek loja. Në futboll nuk mund të luash një herë mirë dhe një herë keq.

Në çdo moment në çdo minutë, një trajner punon dhe shpreson. Pjesa si do rikuperohen gjërat, koha e humbur. Merkato ndikon te rezultati. Janari është kohë e shkurët për të sjellë lojtarë cilësorë. Besoj pak a shumë këtë do jenë. Do të shohim çfarë mund të bëjmë për përzgjedhjen e lojtarëve.

I drejtë është konstatimi. Mendoj që dje dhe sot kemi thyer rekord stërvitjes me goditjet standarte. Kam pasur analizë gjatë gjithë kohës me futbollistët. Problemet na erdhën në dinamikë në lojë, jo nga goditjet standarte. Duhej të ishim në ekuilibër”, deklaroi tekniku bardheblu Mema.

Related posts

ENDE I MUNGOJNË GOLAT/ “Hija” e Ronaldos ende varet në “Bernabeu”, ja statistikat (FOTO)

Delo.autor

Blerjet e janarit te Partizani, zbardhet plani i “demave”

Q.Autor

MOMENTE PANIKU GJATË NDESHJES/ Lojtari bie në fushë dhe po lufton me jetën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment