Boks Të tjera

SUPERSFIDA/ Wilder: Fury është i tmerruar nga unë, do të ketë vetëm një kampion (VIDEO)

Ylli i kategorisë së rëndë në boks, Deontay Wilder, ka paralajmëruar nokaut brutal ndaj Tyson Furyt.

Pak para matjes, boksieri amerikan u shpreh se kundërshtari i tij është i tmerruar dhe madje paralajmëroi nokaut brutal.

“Është koha që të gjitha ndjenjat e mia, të gjithë energjinë time ta nxjerr”. Deontay Wilder gjatë matjes zyrtare.

“Ky është sport emocional, është sport i madh. Është mbrëmje e veçantë dhe unë di si ta liroj energjinë time”.

“Unë e kam shikuar shpesh në sytë e tij. Unë kam parë edhe më shumë frikë në sytë e tij. Tyson Fury është i frikësuar nga unë. Nuk më intereson çka thotë ai, se është në kokën time, çka është kjo, ai po tenton të bëjë diçka”.

“Tyson Fury është i tmerruar nga unë. Prisni një nokaut brutal”, ka theksuar Wilder para matjes zyrtare. Në skenë, gjatë matjes zyrtare, 33-vjeçari vazhdoi me retorikën e njëjtë, duke përsëritur se ai do të jetë kampioni.

Tensionet kanë qenë të vazhdueshme ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury. “Është ndeshja më e rëndësishme, por jo më e vështira. Unë kam luftuar kundër boksierëve më të fortë se ai. Kundërshtari im i fundit ishte shumë më i fortë”.

“Ky është vetëm një hap i radhës për atë ku unë dua të shkoj. Siç kam thënë, do të ketë një kampion, një fytyrë, një emër dhe ai është Deontay Wilder”, ka deklaruar Wilder.

Sfida e madhe zhvillohet mëngjesin e të dielës (ora 06:00) në Staples Center të Los Angelesit. Për herë të parë dy boksierët do të luftojnë në këtë arenë.

Related posts

GRAND PRIX BUDAPEST/ Xhudistja Gjakova fiton në çerekfinale, kalon në 4 më të mirat

Delo.autor

Turpëruese, kombëtarja humbet me 113 pikë ndaj Rusisë në eliminatoret e Europianit

Q.Autor

FORMULA 1/ 15 milionë euro arkëtime në Monza, Leclerc: Nuk qenka ëndërr…

Delo.autor

Leave a Comment