Futboll Seria A Sport

NDESHJA NDAJ ROMËS/ Spalletti: Tek skuadra asgjë nuk është…

Luciano Spalleti nesër do të përballet me ish-skuadrën e tij Romën, po ashtu edhe mesfushori Radja Nainggolan, i cili erdhi gjatë verës.

Ndeshja fillon të enjten dhe Spalletti ka thënë se nuk pritet të jetë vendimtare.

“Jam duke e bërë këtë punë për disa vite dhe rikthimi im në këtë qytet, në të cilin kam jetuar shumë vite dhe ende kam ndjenja të forta”, ka thënë trajneri i Interit.

“Ne do të shkojmë atje të luajmë lojën tonë në mënyrë të qetë pa presion. E di që ju dëshironi të futni presion tek ne, por ne i bëjmë presion vetës sonë sepse dëshirojmë të rritemi më shumë”.

“Asgjë nuk është vendimtare. Ne duhet të fitojmë ndeshje sa më shumë pa llogari. Gjithmonë ka skuadra të rrezikshme në Serie A që dinë të ta bëjnë jetën e vështirë”.

Interi aktualisht është në pozitën e tretë me 28 pik, një më pak se Napoli në vendin e dytë.

Related posts

KAMPIONI I BOTËS FUTET NË HISTORI/ Neymar: Unë e quaj “djali i artë”, do të bëhet…

Delo.autor

Ish-milanisti nuk pranon kushtet e Kamzës, skuadra mes Europës dhe mbijetesës

Isa.Autor

PËRBALLJA EURO 2020/ Kosova me tifozë specialë në Angli, ja kush i viziton “Dardanët” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment