Futboll Gossip Sport

E DINTE NJË MUAJ PËRPARA/ Tifozi “profet” i River po çmend Argjentinën me…

Kur në fillimin e nëntorit një tifoz i River Plate, i cili quhet tobipailos17 në Twitter, ka rrëfyer ëndrrën që kishte parë për “Superclasico”-n, shumë duhet të jenë tallur me të. Sigurisht do të kenë menduar se djaloshi (që e përshkruan veten si “i sëmurë me River”) do të kishte ngrënë rëndë para se të flinte gjumë.

Nga ana tjetër, mesazhi i tij ishte shumë absurd për të qenë i vërtetë. Mund të pranohet se “Millonarios” ishin në avantazh në skenarin e tij, por parashikimi se finalja e madhe do të luhej në “Bernabeu” dukej një çmenduri e vërtetë.

Gjithsesi, duket se ëndrra e tifozit argjentinas ka qenë profetike, sepse finalja e kthimit e Kupës Libertadores do të luhet pikërisht në stadiumin e Real Madrid. Dhe tani gjithë bota ka shkuar në profilin e tij në Twitter për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një punim në photoshop të realizuar shumë mirë. Përgjigjja është jo, tobipailos17 e ka postuar mesazhin 3 nëntorin e kaluar (para ndeshjes së parë) dhe tani është kthyer në një legjendë.

“Kam ëndërruar se po luanim Super Finalen dhe se po fitonim 1-0 me gol të Pity Martinez. Por stadiumi nuk ishte as “Bombonera”, as “Monumental”. Ishte SANTIAGO BERNABEU”.

Magji? Vizion i së ardhmes? Ku i dihet, por ndërkohë gazetat argjentinase nuk e kanë humbur rastin dhe përdoruesi i Twitter është kthyer në një personalitet. Dikush, siç mund të pritej, ka filluar t’i kërkojë të parashikojë edhe numrat e lotarisë, por tani që është realizuar gjysma e parashikimit, mungon gjysma tjetër.

Duke parë aftësitë parashikuese të djaloshit, trajneri i Boca-s, Schelotto, mund të përgatisë një mbulim të veçantë për Martinez, lojtari që duhet të shënojë golin e avantazhit, sipas ëndrrës të tifozit të River. Fraza kyçe është “po fitonim”. Boca mund të kalojë në disavantazh, por nuk dihet se në cilën minutë është ndalur ëndrra paralajmëruese!

Related posts

Neymar, pas ndeshjes së sotme do të marrë avionin privat për të zbarkuar në Itali

Q.Autor

FUT NË SHERR REAL MADRID/ Vidal: James Rodriguez e kam si vëlla, ka probleme me Zidane

Delo.autor

ÇIFTI PERFEKT/ Angela Robusti, “goli” i fundit e shoqëron kudo Pippo Inzaghin (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment