Futboll Seria A Sport

FORMACIONET ZYRTARE/ Juve synon ta vazhdojë ecurinë e përkryer ndaj Fiorentinës (FOTO)

Juventusi do të kërkojë ta shfrytëzojë formën e dobët të Fiorentinës për ta vazhduar ecurinë e përkryer në Serie A, në një takim të vlefshëm për javën e 14-të të kampionatit italian.

Fiorentina, që nuk di për fitore në gjashtë javët e fundit, e pret Juven në “Artemio Franchi” në Florencë, në ndeshjen që nis në orën 18:00, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Massimiliano Allegrit, në krye me Cristiano Ronaldon, synon ta vazhdojë formën e lartë në ligë dhe ta arrijë fitoren e 13-të në 14 ndeshje, si dhe të mbetet e pamposhtur.

Ndeshja e vetme që kampioni në fuqi lëshoi pikë ishte barazimi 1-1 me Genoan pesë javë më parë.

Në letër, Juve do ta ketë të lehtë sepse përballet me një Fiorentinë që në pesë ndeshjet e fundit ka barazuar po aq herë.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Fiorentina: Pas pak..

Juventus:

Related posts

XHEST I MADH/ ​Genoa punëson ish-portierin që i mbijetoi SHEMBJES SË URËS

Isa.Autor

Pamje spektakolare nga stadiumi 62,000 vendësh i Tottenham

Sadik.Autor

BROJA PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Sulmuesi i Shqipërisë nuk fal sërish ndaj Vilem (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment