Futboll Sport

DEBUTON NDAJ JUVES/ Interi ka gati surprizën me një “ish” në derbin e Italisë

Ndoshta duke parë tetë vitet e kaluara, vetë Xhuzepe Marota mund ta kishte menduar se përveçse një kalimi tek Interi, një debutim ndaj Juventusit nuk do të kishte qenë shumë korrekt, të paktën për drejtuesit bardhezinj, me të cilët ka punuar përkrah, por Interi duket se e mendon ndryshe dhe ndoshta tani edhe vetë 61-vjeçari, duke parë edhe mënyrën sesi u largua nga Torino.

Nëse të gjitha gjasat flisnin se ishdrejtori i përgjithshëm i Juves do të firmosë me Interin dhe sigurisht që dokumentacioni është mbyllur tashmë, mendohej se debutimi i tij do të vinte pas sfidës me “Zonjën e Vjetër”, të premten e ardhshme, por “Corriere della Sera” garanton se debutimi i Marotës si drejtues i ri zikaltër do të vijë pikërisht ndaj Juves, për të ndezur edhe më shumë kështu duelin spektakolar të javës së ardhshme.

Related posts

ZBULOHET E VËRTETA/ Ja pse u PËRLOT legjenda e MILANIT nga fjalimi i MODRIC (VIDEO)

Isa.Autor

KUPA E BOTËS/ Polonia ka shënuar golin e parë ndaj Japonisë

Sadik.Autor

Kategoria e Parë/ Apolonia mposhtet në Kavajë, Vllaznia i bashkohet Dinamos në krye

Isa.Autor

Leave a Comment