Sport Të tjera

PAS DUELIT ME WILDERIN/ Fury e SFIDON Joshuan: Oj pulë, ku je?

Tyson Fury e ka sfiduar bashkëkombësin e tij, Anthony Joshuan, për një meç që të gjithë e dëshirojnë, pas luftës ndaj Deontay Wilder të dielën në mëngjes në Shtetet e Bashkuara.

Meçi dërrmues me kohëzgjatje 36 minuta mes Wilder dhe Fury mbaroi në barazim, që nënkupton se boksieri amerikan e mbron titullin e kategorisë së rëndë në divizionin WBC, transmeton Gazeta Express.

Të dy boksierët u pajtuan për rimeç, dhe tani mbetet të përcaktohet vetëm data e mbajtjes së tij.

Pas meçit – të cilit Fury i mbijetoi edhe pse u rrëzua dy herë, në rundin e nëntë dhe 12-të – britaniku tha: “Është edhe një boksier i kategorisë së rëndë diku”, para se ta luante rolin e pulës në përpjekje për ta acaruar Anthony Joshuan, kampionin në fuqi të divizioneve IBF, WBA dhe WBO.

“Pulë! Pulë! Joshua, KU JE?” bërtiti Fury, duke i bërë thirrje për sfidë britanikut.

Related posts

YOUNG BOYS – JUVENTUS/ “ZONJA E VJETËR” kërkon fitoren për vendin e parë në grup (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

ZVICËR-IRLANDË/ Zviceranët synojnë të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Shqipëri-Izrael: Gjykon hungarezi i mirënjohur, Viktor Kassai

Isa.Autor

Leave a Comment