Futboll Shqipëri Sport

MUNDËN FLAMURTARIN/ Nica PRAGMATIST: Që në fillim u kam MËSUAR parimet e…

Trajneri i Kastriotit, Stavri Nica, në prononcimin për Supersport pas fitores ndaj Flamurtarit, deklaroi:

Fitorja e sotme…

Ishte momenti i bukur, i përgëzova edhe djemtë për shpirtin e garës. Shpresoj që kjo ecuri të rritet akoma më shumë. Ka gjëra pozitive skuadra, por ka edhe probleme, duhet të ekuilibrohet kur alarmohet.

Sa besim keni se Kastrioti mund të shpëtojë?

Sigurisht, djemtë janë aty, në skuadër unë bazohem te djemtë e rinj. Duhet të kemi kurajë, t’i japim dorë të marrin minuta, dhe t’i ngremë në nivelin e lojës. Të mos e kemi mendjen te merkato me lojtarë të huaj. Të shtrëngohemi, të punojmë më fort me elementin që kemi. Janë djem që u duhet dhënë dorë.

Larguat Shehun, dhe futët Markun…

Ideja ime është që ata janë lojtarë në ritmin e kampionatit, dhe po marrin emër. Më intereson që të ngrihen në taktikë individuale lojtarët e rinj, pasi kështu ngrihet edhe skuadra. Ata më dëgjojnë, janë të dëgjueshëm, dhe duhet të bëjmë kampionatin nga lojtarët vendas. Edhe të huajt pastaj, kanë nivel dhe kontribuojnë në skuadër.

Fituat dyluftimet, dhe ishit pranë fitores, dhe tranzicioni pozitiv u bë shpejt për të kapur Flamurtarin në befasi…

Gjithmonë duhet të zgjidhet me qetësi situatat, dhe lojtarët të mos alarmohen.

Mbrojtja më e dobët në kampionat, por sot nuk patët asnjë goditje në kuadrat…

Kam kërkuar që në fillim që skuadra të njohë parimet në mbrojtje. Nuk flitet vetëm për një repart, por e gjithë skuadra. I dubluam në krah, lojtarët kundërshtarë, dhe duhet e gjithë skuadra të mbrojë, dhe të mos i ngelet vetëm mbrojtjes dhe portierit.

Related posts

Partizani-Teuta, Europa dhe mbijetesa kalojnë nga Selman Stërmasi

Sadik.Autor

Thiago Silva TREMB Belgjikën/ Brazili është gjithmonë favorit i Botërorit

Isa.Autor

Botërori 2018/ Zbulohet skuadra që do të zbarkojë në Rusi për turneun

Sadik.Autor

Leave a Comment