Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“ANDORRA TË BEZDIS NË FUSHË”/ Flet Hysaj pas barazimit: Rezultat zhgenjyes, ja çfarë nuk shkoi…

Shqipëria barazoi në shtëpi ndaj Andorrës me rezultatin 2-2. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofon e “RTSH”, Elseid Hysaj u shpreh:

“Me të vërtetë zhgënjyese. Po tregonin lojë të bukur me Turqinë dhe Moldavinë. Gabuam sepse e morëm njëckë butë. Të bezdisin në fushë. Turqia në minutat e fundit ka bërë gol. Për mua duhet të fitonim me shumë zemër. Ja që nuk donte. Tani duhet të mendojmë për Francën.

Pësuam 2 gola pa mëndje, në momente që nuk u besonte. Duhet të ishim më të përqëndruar më të egër. Ata po luanin fortë. Duhet të kemi vëmendjen tek ndeshjet e tjera. Unë dua që të bëj sa më shumë rekorde me këtë Kombëtare.

E kuptojmë të gjithë që me skuadrat e vogla duhet të jemi më të përqëndruar. Është me e lehtë të kemi motivimin me Francën. Për të vazhduar përpara duhet agresiviteti me të voglat. Ishte zgjedhje taktike e trajnerit që mos luaja nga fillimi duhet të pyesni atë”, u shpreh Hysaj.

Related posts

LIGUE 1/ Vegjetarian dhe i fiksuar me dietën, ja kush është trajneri i ri i PSG

Sadik.Autor

E KONFIRMON ZIDANE/ Real Madrid nuk do bëjë blerje të reja deri në…

Delo.autor

DEL VIDEO/ Messi dhe Mbappe në të njëjtën skuadër në stërvitje, dhurojnë spektakël

F.autor

Leave a Comment