Futboll Shqipëri Sport

KALENDARI/ Kukësi pret Skënderbeun, Tirana ndaj Kastriotit për mbijetesën

Kategoria Superiore mbylli javën e 15-të, por ajo rikthehet shumë shpejt, me takimet e fundjavës tjetër, që premtojnë spektakël dhe një luftë të fortë sportive.

Gjithçka hapet me kryendeshjen e javës së 16-të, me Kukësin që pret Skënderbeun ditën e premte, më datë 7 dhjetor, ora 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Më pas, dy takime të tjera luhen ditën e shtunë, në datë 8 dhjetor. Në orën 14:00, Kamza pret Luftëtarin, në një takim direkt për mbijetesën, ndërsa në orën 17:00, të gjithë me sytë nga Durrësi, ku Teuta dhe Partizani premtojnë një sfidë plot drithërima.

Ditën e dielë, më 9 dhjetor, Tirana pret Kastriotin në orën 14:00 në “Selman Stërmasi”, në një takim gjithashtu që vlen shumë për mbijetesën, ndërsa në orën 17:00, mbyllet edhe java me takimin mes Flamurtarit dhe Laçit në Vlorë. Më poshtë, tabloja e plotë e të pesta takimeve.

JAVA 16

E premte, 7 dhjetor

18:00 | Kukësi-Skënderbeu

E shtunë, 8 dhjetor

14:00 |Kamza-Luftëtari

17:00 |Teuta-Partizani

E dielë, 9 dhjetor

14:00 |Tirana-Kastrioti

17:00 |Flamurtari-Laçi

Related posts

4 NDESHJE 1 PIKË/ Humbja me Genoan, trondit pozitat e Inzaghit tek Bolongna

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED-WATFORD/ “Djajtë e Kuq” dyfishojnë shifrat, shënon Martial

Delo.autor

E QUAJTËN LOJTAR STOLI DHE TË DËSHTUAR/ Mbrojtësi Ismajli “shpërthen” ndaj kritikëve: Nuk po dëgjohen disa analistë nga Kosova… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment